U ngjit për të lidhur energjinë, mbetet në shtyllë elektricisti
06/12/2008 Niset urgjentisht për në Tiranë
KORÇE - Një elektricist në zonën elektrike të Korçës ka rrezikuar jetën në krye të detyrës, duke punuar në kushte të vështira atmosferike. Rrezikimi i jetës ndodhi në rrjetin elektrik në qytetin e Maliqit. Elektricisti, për shkak të motit të keq dhe një defekti në linjë, për pak sa nuk ka mbetur i vdekur në vend dhe i karbonizuar në një shtyllë elektrike të tensionit të lartë. Mësohet se ai nga rryma elektrike është dëmtuar duke kaluar në gjendje të rëndë shëndetësore shoku gjatë kontaktit fizik me energjinë. Grupi i rregullimit të avarive po punonte për të riparuar një defekti të rëndë në linjat e tensionit të lartë në zonën e Maliqit. Sipas policisë, ngjarja është regjistruar në orën 8.30. Pasi është lokalizuar zona e këtij defekti në periferi të qytetit, Mevlud Bilbilaj së bashku me dy kolegë të tij elektricistë shkoi për të ndrequr avarinë. Bilbilaj është ngjitur në shtyllën ku ishte lokalizuar edhe defekti, por në çast telat kanë marrë flakë. Elektricisti nga rryma elektrike dhe shkëndijat ka kaluar në gjendje shoku. Ai ka pasur edhe kontakt fizik me rrymën, gjë që e përkeqësoi gjendjen e tij shëndetësore. Qenë dy kolegët e tij që e hoqën në fillim nga shtylla dhe pastaj që janë munduar t’i vijnë në ndihmë. Edhe pas kësaj gjendja ka vazhduar kritike, ndaj rrufeshëm e kanë nisur në spitalin civil të Korçës. Mjekët në Korçë janë shprehur se elektricisti rrezikon seriozisht jetën. Policia ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje. Policia ka thënë se shtylla ka marrë flakë, por ende nuk është zbardhur shkaku që ka çuar në këtë shkëndijë. Sipas policisë, është shkelur një rregull për ruajtjen e jetës së punonjësve, por ende nuk është konkluduar rreth shkeljes së rregullores së sigurimit teknik. Dyshohet gjithashtu se elektricisti ka bërë një ndërhyrje të gabuar.