E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godet elektricistin e fshatit, kishte defekt linja

06/12/2008  Prangoset autori

BERAT- Ka qenë duke riparuar një defekt elektrik në linjë, por është gjendur nën goditjen e befasueshme me sende të forta nga një abonent familjar. Mësohet se është lënduar elektricisti i fshatit Allambrez të komunës Cukalat 46 km në jug të qytetit të Beratit. Ndërkohë kanë qenë punonjësit blu ata, që sapo kanë mësuar lajmin nëpërmjet linjës telefonike, kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë identifikuar autorin e kësaj goditjeje kanë arritur të prangosin vetëm pas dy orëve, 36-vjeçarin Mehmet Sinani dhe ta shoqërojnë këtë të fundit në dhomat e paraburgimit që ndodhen pranë komisariatit të policisë lokale. Kanë qenë disa banorë të këtij fshatit Allambrez, ata që janë ndodhur në momenti kur Sinani ka goditur me mjete të forta elektricistin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve nga grupi i ekspertëve që po hetojnë këtë ngjarje ka qenë një grindje mes punonjësit të OSSH-së dhe abonentit familjar që në fillim ka vijuar me fjalë fyese dhe më pas ka vazhduar me sharje dhe deri në goditje me mjete të forta nga abonenti familjar Sinani, i cili ky i fundit në momentin që elektricisti nuk ka pasur mendjen e ka goditur me mjete të forta në kokë dhe në trup deri në momentin që e ka rrëzuar përtokë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas grupit të ekspertëve, ka qenë 36-vjeçari Sinani ai që ka akuzuar elektricistin Bregu si shkaktarë të mos riparimit të defektit si pasojë mungesës së energjisë elektrike për më shumë se 48 orë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›