E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident automobilistik, vdes 17-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Një 17- vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident të ndodhur mbrëmë në rrugën nacionale Mamurras – Laç. Në aksidentin ku u përplasën dy makina, njëra me targa të huaja, janë plagosur dhe 6 persona
Ky është bilanci tragjik i aksidentit, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën nacionale Mamurras – Laç. Burime nga policia pohojnë, se si pasojë e përplasjes së një mjeti tip “Benz” me targa të huaja që drejtohej nga ana e Asllan Zirit, 22 vjeç dhe një tjetër Benzi me targa LA 73 60 A, që drejtohej nga Gjovalin Boçi, ka mbetur i vdekur 17- vjeçari Izmir Hoxha. Në aksident janë plagosur rëndë 6 persona. Policia e Kurbinit bëri të ditur, se në makinën me targa të huaja udhëtonin tre persona; Asllan Ziri, 22 vjeç, Edmond Shima 20 vjeç dhe Izmir Hoxha, 17 vjeç, Ndërsa në mjetin tjetër me targa të Laçit që drejtohej nga Gjovalin Boçi, udhëtonte bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e mitura, të cilët janë në gjendje kritike për jetën. Të plagosurit janë shtruar në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 18/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›