Leskaj: Shtatë muaj qeverisje, një dështim i plotë
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Kryeministri nuk e di apo bën sikur nuk e di, se sot shqiptarët paguajnë 30 – 80 për qind më shumë energjinë, për të blerë bukën, vajin, sheqerin, orizin dhe artikuj të tjerë jetësorë, ndërkohë Qeveria nuk ka harxhuar asnjë lek në 7 muaj për kompensimin e energjisë”
Analiza e punës shtatë mujore e Qeverisë e bërë pak ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha ka sjellë përsëri reagimin e Partisë Socialiste. Këtë herë ishte kryetarja e Grupit Parlamentar të selisë rozë, Valentina Leskaj e cila vijoi akuzat për kryeministrin Berisha. Sipas saj Qeveria ka dështuar në të gjitha zërat; si në luftën kundër korrupsionit ashtu edhe në infrastrukurë apo ekonomi. Kjo sipas Leskajt dëshmohet edhe nga raportet e shumta negative të ndërkombëtarëve në këto muaj. Mbi këto argumenta socialistët përforcojnë zërin se qeveria e drejtuar nga Berisha ka marrë tatëpjetën e nuk mund të drejtojë më vendin që sipas selisë rozë po shkon drejt shkatërrimit. Leskaj kritikoi edhe Televizionin Publik Shqiptar i cili sipas kryetares së Grupit socialist është kthyer në një makineri demagogjie në dorën e Kryeministrit. Ajo u shpreh se në këto kushte Partia Socialiste do të kërkojë shkarkimin e këshillit drejtues të radiotelevizionit.
Deklarata
“Në bilancin qeverisës u fol për bum në investime, kur investimet si 6-mujor janë realizuar vetëm 26.5 për qind të programit vjetor”, - tha Leskaj, ndërsa nënvizoi se në investimet e huaja direkte, sipas raportit të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Vjenës (2007-2008), Shqipëria zë pothuaj vendin e fundit në CEE. Ajo deklaroi se Kryeministri foli për infrastrukturë po ende nuk ka siguruar më shumë se 10 për qind të fondeve sipas buxhetit suplementar, foli për biznese, në fakt raportohen se janë regjistuar 13 mijë biznese, po rezultojnë vetëm 2 mijë të punësuar, sipas institucioneve raportuese. “I bie 11 mijë biznese të jenë pa asnjë punonjës (as pronari). Ky është modeli i Gërdecit dhe “suksesi” i luftës ndaj informalitetit. Me sa duket, Kryeministri nuk e di apo bën sikur nuk e di, se sot shqiptarët paguajnë 30 – 80 për qind më shumë energjinë, për të blerë bukën, vajin, sheqerin, orizin dhe artikuj të tjerë jetësorë, ndërkohë Qeveria nuk ka harxhuar asnjë lek në 7 muaj për kompensimin e energjisë. Pensioni real është sot 4.9 për qind më i ulët se në vitin 2005, për shkak të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Lista e rimbursimit të barnave është më e varfër se ajo e vitit 2005. Mbi 25 për qind e familjeve në fshat nuk arrijnë të prodhojnë as për konsum vetiak. Shqiptarët paguajnë sot kosto më të lartë për arsim e shërbime”, - tha ajo. Sipas Leskaj, në harkun kohor të një viti edhe rezultatet në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar e trafiqeve në Shqipëri janë përkeqësuar. “Nga burime diplomatike po rritet shqetësimi për hapa mbrapa, që lidhen me zbardhjen e ngjarjes së Gërdecit dhe me përpjekjet e mazhorancës për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura”, - tha ndër të tjera Leskaj. Ajo theksoi se Gërdeci, që ishte prodhim i krimit dhe korrupsionit të kësaj Qeverie, u paraqit si një histori suksesi, me masat e Qeverisë. Kjo u shpreh ajo, është fyerje e rëndë për ata që lanë jetën atje dhe gjithë shqiptarët. Megjithatë për kreun e deputetëve socialistë, përpjekjen për ta kthyer korrupsionin në histori suksesi, nuk mund të mohojnë të paktën 6 raporte ndërkombëtare, që vinë të përkeqësuara, lidhur me luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar e trafiqeve (nga Departamenti Amerikan i Shtetit, CIA, IDR – USAID, Transparenca Ndërkombëtare). Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u ndal dhe në ligjin e Televizionit Publik Shqiptar. Ajo pohoi se ligji e ngarkon TVSH-në për të vërtetën dhe jo për të bërë propagandë qeveritare, pasi është operator publik që mbahet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. “Opozita është në pritje të një raporti nga Këshilli Drejtues dhe do të ndërmarrë hapa të tjerë deri në hapjen e proçedurave parlamentare për shkarkimin e Këshillit Drejtues të tij”, - sqaroi ajo. Kryeministri Sali Berisha, prezantoi të premten në një konferencë për shtyp arritjet e qeverisë në periudhën 1 janar-1 gusht 2008, duke nënvizuar se në këto 7 muaj Shqipëria pësoi ndryshime transformuese nga më të mëdhatë ne 16 vitet e fundit. “Janë në investim e sipër në çimento rreth 500 milionë euro, në naftë rreth 200 milionë, telefoni rreth 60 milion, aeroportin e Rinasit, faza e dytë rreth 30 milionë dhe qindra milionë të tjera në ndërtime, ndërmarrje të mesme, të vogla, etj. Vetëm në këta shtatë muaj u regjistruan 14.332 biznese të reja, kundrejt gjithsej 11.700 që u regjistruan në vitin 2007”, - është shprehur Berisha. Duke folur për luftën kundër krimit Kryeministri ka thënë se kjo është periudha e luftës së suksesshme me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve kriminale.
Ky lajm është publikuar: 18/08/2008