E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati në Shkodër, vdes në spital njëri nga të plagosurit

Autori i Lajmit: red.
Një nga të plagosurit e atentatit që ndodhi mbrëmë në qytetin e Shkodrës, ka humbur jetën në spital. Nail Grezda, 48 vjeç, vdiq sot në mëngjes në spitalin e Shkodrës. Ndrkohë ka nisur kërkimi për 2 autorët e vrasjes. Burimet nga policia bëjnë të ditur, se ka ndërruar jetë në spital njëri nga të plagosurit në atentatin e ndodhur mbrëmë në qytetin e Shkodrës. Nail Grezda, 48 vjeç humbi jetën sot në orët e para të mëngjesit në spitalin e Shkodrës, ndërsa i plagosuri tjetër Artur Kola 36 vjeç vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Grezda dhe Kola u qëlluan mbrëmë me armë zjarri në afërsi të shkollës Mekanike Bujqësore, në lagjjen Dërgut të qytetit verior. Autorët e vrasjes mendohet të kenë qenë dy persona të cilët ishin të maskuar dhe kanë lëvizur me biçikleta. Burime nga policia pohojnë se një nga armët e përdorura në atentat duhet të ketë qenë me silenciator. Një grup hetimor i Drejtorisë së Policisë së Shkodrës po punon për zbardhjen e vrasjes dhe identifikimin e autorëve.
Ky lajm është publikuar: 18/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›