Athinë, shtyhet 1 muaj afati i kthimit të emigrantëve
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Qarkorja
Emigrantët që punojnë në Greqi dhe nuk kanë dokumente të rregullta mund të qëndrojnë dhe një muaj pranë familjeve. Ministria e Brendshme Greke ka nxjerrë dje një qarkore, sipas së cilës u lejon emigratëve, të kthehen në vendet e punës deri në fund të shtatorit. Sipas të njëjtave burime, mësohet se afati i fundit për për t u kthyer në Greqi, për të gjithë emigrantët që janë në Shqipëri me pushime, nuk do të jetë 15 shtatori, por 15 tetori. Qeveria greke beson, se me këtë masë do të lehtësojë edhe hyrjen e emigrantëve në dogana, ku gjatë kësaj periudhe është vënë re një fluks i madh. Si gjithnjë, muaji gusht, është nje nga tri periudhat e vitit, kur qeveria greke lëshon leje të posaçme për emigrantët për të shkuar pranë familjeve. Festa “Fjetja e Shën Marisë” është motivi i kësaj lejeje, ashtu sikurse Pashkët e mëdha (Ringjallja) dhe Krishtlindjet e Viti i Ri.
Urdhri
Ministria Greke e Rendit vendosi shtyrjen edhe për një muaj të afatit të kthimit të emigrantëve tanë në tokën helene. Qarkorja e re përcakton 15 tetorin si afatin e fundit të kthimit. Në komunikatën për shtyp, kjo ministri njofton se do të shtyjë për një muaj datën e kthimit të emigrantëve të huaj në Greqi. Kështu, afati i fundit për të gjithë emigrantët që janë në Shqipëri me pushime, për tu kthyer në Greqi nuk do të jetë 15 shtatori, por 15 tetori. Vendimi është marrë nga ministri grek i Brendshëm, Prokopis Pavlopulos me qëllim lehtësimin e lëvizjes së emigrantëve të cilët plotësojnë kushtet e ligjit të emigracionit. Në këtë ligj përfshihen të gjithë ata emigrantë, që kanë leje të vlefshme por edhe ata emigrantë leja e të cilëve ka skaduar, por që kanë bërë kërkesë për rinovimin e saj dhe e kanë dorëzuar në kohë sipas rregullave.
Vendimi i Ministrisë së Brendshme Greke është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare tokësore, ajrore dhe detare greke. Ky njoftim i shtohet qarkores për lejen emigrantëve që ka hyrë në fuqi që më 20 qershor.
Fluksi
Fundjava ka shënuar fluks të madh të emigrantëve që hyjnë në tokën shqiptare përmes pikës së kalimit kufitar në Kapshticë dhe Kakavijë. Situata ka nisur të normalizohet vetëm pak më parë, kur ka filluar të ulet numri i njerëzve, të cilët prisnin në radhë për të hyrë në tokën tonë. Emigrantët kanë qenë të detyruar të prisnin në temperatura të larta, së bashku me fëmijët e vegjël, deri sa u ka ardhur radha të kryenin procedurat në sportele.
Fluksi i madh i emigrantëve që duan të hyjnë në Shqipëri ka shkaktuar radhë të gjatë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Në orët e paradites se djeshme radha në anën greke të kufirit arriti në dy kilometër. Të gjithë- emigrantë shqiptarë me automjetet e tyre ose me autobusë, në pritje për të hyrë në atdhe. Pas problemit të krijuar me radhën, burimet policore pas interesimit, kanë bërë të ditur se nuk ka probleme me vijueshmërinë normale të punës në sportele, si nga dogana jonë, ashtu edhe nga ajo greke. Sipas tyre radha është shkaktuar, për shkak se në fundjavë zakonisht ka dyndje të madhe emigrantësh që shfrytëzojnë këtë kohë për të lëvizur. Pala greke punonte me 4 sportele në hyrje dhe 4 sportele në dalje. Kurse dogana jonë punon me 7 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Sipas të dhënave nga dogana mësohet se që nga mesi i natës së mbrëmshme në tokën shqiptare kanë hyrë 6100 shtetas, 1400 automjete dhe 50 autobusë.
Ky lajm është publikuar: 18/08/2008