Zjarr te Poligrafiku, digjen dyer e dritare

17/05/2005 Rreth 100 milionë mendohet të jetë vlera e dëmit. Shkaku mund të jetë shkëndija elektrike
TIRANË- Mbi 100 milionë lekë të vjetra dëme materiale mendohet të ketë shkaktuar zjarri i madh që ra dje në mesditë tek ish-Poligrafiku. Zjarrfikësit kanë shkuar me vonesë në vendngjarje dhe mundën të shuajnë flakët, e rralluara disi nga punonjësit e kësaj ndërmarrjeje. Shkaku deri në orët e vona të ditës së djeshme, pas verifikimeve të shumta të policisë, rezultoi një shkëndijë elektrike. Burimet nga zarrfikëset, thanë se deri para mbërritjes së tyre ishte djegur një magazinë me sipërfaqe 20 metër katrorë, në të cilën ndodheshin dyer e dritare duralumini. Mësohet se nuk ka viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale. Magazina ishte e mbushur plot me dyer e dritare duralumini dhe dëmi material i shkaktuar nga flakët mund të kapë një shifër të konsiderueshme lekësh, e cila, sipas buriemve nga policia i kalon 100 milionë lekë. Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje, po heton shkaqet e plota të rënies së zjarrit. Ndërkaq, drejtori i kësaj ndërmarrjeje është shprehur për median se, zjarrfikëset kanë mbërritur tepër vonë dhe nëse magazina do ishte djegur e gjitha, aty do të ishte krijuar një dëm prej 2 milionë dollarësh, ç’ka, sipas tij zbehte besimin e biznesmenëve në sipërmarrjet e tyre në kryeqytetin shqiptar.
Precendentët
Në orët e pasdites të tri javëve më parë, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë magazinën e një shtetasi italian, i cili është pronar i disa kompanive të fuqishme të materialeve të ndërtimit në kryeqytet. Burime policore thanë dje se pas një telefonate në drejtim të zjarrfikëseve, këto të fundit janë nisur menjëherë në rrugën "5 Maji", në afërsi të fshatit Babrru të kryeqytetit, ku ishte sinjalizuar zjarri në firmën e shkumbës së detit, D§B. Dy zjarrfikëse mbërritën rreth gjysmë ore pasi zjarri kishte përfshirë godinën, e cila deri në ato momente kishte pësuar djegie të rënda. Zjarri ishte përhapur në dhomat e tjera të saj, ku ndodheshin materiale ndërtimi, ku mes të tjerave një përqindje të madhe e zinte polisteroli (shkumba e detit). Për fat të mirë, në magazinë nuk ndodhej njeri dhe nuk ka pasur viktima. Sipas specialistëve, dëmi i deritanishëm konsiderohet në rreth 30 milionë lekë të vjetra. Zjarre të fuqishme kanë përfshirë Tiranën këto muajt e fundit, ku mes të tjerave përmendet shkrumbimi i lokal "Vjosës", pranë shkollës “Teknologjike", dy muaj më parë djegia e katit të parë të një pallati në Laprakë, në të cilën ndodhej firma e sixhadeve "BIB TEX", me pronar një shtetas sirian, zjarrit që përfshiu banesën e Riza Shehut një muaj më parë, ndërsa zjarrfikëset mësohet të kenë pasur vështirësi në shuarjen e tij për shkak të rrugicave tepër të ngushta mes bllokut të pallateve.