E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, furgoni mbetet në shina, shmanget tragjedia

TIRANE- Përplasja e trenit me një furgon pasagjerësh ka rrezikuar një tragjedi në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune kur një furgon është përplasur me trenin e linjës Tiranë- Durrës. Ngjarja ka ndodhur në kryqezimin me rrugën Jordan Misja ku kalon edhe linja hekurudhore. Furgoni me targa TR 0965 S mbeti i bllokuar në mes të shinave, ndërsa pasagjerët arritën të zbresin para mbërritjes së trenit të linjës. Nga përplasja nuk është shkaktuar asnjë viktimë dhe asnjë i plagosur. Drejtuesi i furgonit Luan Cikaj ka dhënë shpjegime për ngjarjen në polici dhe më pas është lënë i lirë. Bllokimi i lëvizjes së furgonit ka ardhur si pasojë e faktit se kryqezimet rrugore me linjat hekurudhore janë jashtë cdo kushti sigurie. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›