Dëborë e dendur në Bullgari, paralizohen qytetet
SOFJE- Pjesa lindore e Bullgarisë u paralizua nga reshjet e dendura të dëborës, ndërkohë që temperaturat u ulën deri në -19 gradë Celsius gjatë natës. Autoritetet u bënë thirrje banorëve të evitojnë udhëtimet përveç rasteve të urgjencës. Qarkullimi ka pësuar çrregullime ku si pasojë dhjetëra vetura dhe kamionë janë bllokuar. Një tren ka mbetur i bllokuar në rajonin Silistra, pranë kufirit bullgaro-rumun. Të gjitha rrugët e rajonit Dobritch janë mbylluar. Për shkak të erërave të forta, aeroportet dhe portet e Varnas në Detin e Zi janë mbyllur. Në dhjetra fshatra është ndërprerë energjia elektrike. (e.n/BalkanWeb)