E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori i FBI-së në analizën e 21 Janarit

Prokurori federal amerikan, që asiston grupin hetimor që po heton ngjarjet e 21 Janarit, si dhe ekspertët që janë kërkuar nga Prokuroria shqiptare, kanë qenë dje të pranishëm gjatë një analize për eksperimentin e kryer në bulevard. Sipas Prokurorisë, rezultatet e këtij eksperimenti fillimisht do të shërbejnë për ndërtimin e plotë të skenës së ngjarjes, e më pas mbi bazën e këtyre të dhënave do të operohet për identifikimin e të dyshuarve si autorë të 7 plagosjeve me armë zjarri, gjatë demonstratës së organizuar nga opozita. Ky proces pritet të përsëritet edhe për zbardhjen e vrasjes së katër demonstruesve, tre prej të cilëve u janë gjendur në trup predha të kalibrit 9 mm, që dyshohet se janë qitur nga armët e Gardës së Republikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›