E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë, vdes një i moshuar

25/05/2005  Velipojë

SHKODER - Rreth orës 20.30 të mbrëmjes së të hënës në rrugën e Velipojës, në fshatin Trush të rrethit të Shkodrës, një automjet tip kamionçinë, pa targa, ka përplasur për vdekje shtetasin 65- vjeçar Ramadan Riza Mlloja, nga fshati Trush. Lajmi është konfirmuar dhe nga burimet zyrtare të policisë së Qarkut të Shkodrës. Pas aksidentit fatal për 65-vjeçarin, drejtuesi i automjetit është larguar së bashku me makinën e tij, duke e lënë pa jetë shtetasin e aksidentuar. Kalimtarët e rastit, pasi e kanë gjetur shtetasin në fjalë, kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Pas hetimeve, blutë e Shkodrës kanë rënë në gjurmë të identitetit të personit që ka kryer aksidentin, që është shtetasi Rasim Krejta dhe kanë shkuar menjëherë pranë shtëpisë së tij, duke i kërkuar atij që të dorëzohej. Burimet nga policia bëjnë të ditur se pas tratativave të bëra me të shtetasin në fjalë, ai ka pranuar të dorëzohej. Pas kryerjes së veprimeve të para proceduriale, dje, materialet e kësaj çështjeje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›