Zjarrfikësit, kontroll për masa mbrojtëse në plazh
25/05/2005 Velipojë
SHKODER - Drejtoria e Zjarrfikësave të Shkodrës, gjatë gjithë ditës së djeshme ka zhvilluar një sërë kontrollesh në lokalet dhe ambientet turistike të plazhit të Velipojës. Qëllimi i këtij kontrolli ka qenë evidentimi i pajisjeve zjarrfikëse në këto ndërtesa, në mënyrë që gjatë periudhës së sezonit turistik, që fillon më 1 qershor në këtë plazh të ketë pajisje të plotë me këto mjete, qoftë të lokaleve, qoftë shtëpive, apo hoteleve private. Burimet shprehen se deri tani puna është përqëndruar vetëm në evidentimin e rasteve që nuk i kanë pajisjet e nevojshme dhe në tërheqjen e vërejtjeve për marrjen e masave dhe sigurimin e këtyre pajisjeve para datës 1 qershor, sepse më pas do të merren masa ekstreme, deri në mbyllje të aktiviteteve të privatëve në plazhin e Velipojës. Gjithashtu, burimet shprehen se deri tani pajisja me mjetet e zjarrfikjes është në nivele më të ulëta se vitin e kaluar. Gjatë vitit të kaluar, janë shprehur të njëjtat burime, duket se ka patur një ndërgjegjësim më të madh që ka ardhur jo vetëm si pasojë e presionit të bërë nga ana jonë, por dhe të frikës reale që kanë pronarët e këtyre ambienteve nga ndonjë zjarr i mundshëm.