Kandidatët, jo investime pa leje, policia të jetë më prezente

25/05/2005 Zgjedhjet e 3 korrikut, vendorët diskutojnë me policinë
SHKODER – Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, rendi, siguria dhe nevojat që ka Qarku i Shkodrës për kalimin me sukses të këtij procesi, ka qenë objekti i një takimi ndërmjet përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër. Ngritja e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në nivele më të larta, si dhe evidentimin e problemeve të dala në bashkitë apo komunat e Qarkut Shkodër, në këtë pragzgjedhjesh elektorale ishte tema kryesore e takimit disapalësh.
Iniciatori i takimit, kryetari i Qarkut Shkodër, Lorenc Luka, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Bashkisë Shkodër, Artan Haxhi, kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Dedë Dodani, kryetarët e komunave të Qarkut Shkodër si dhe nëndrejtorin e policisë, komisar Qamil Llukën.
Fillimisht ka folur iniciatori Luka, i cili ka sqaruar se qëllimi parësor i këtij takimi, ishte rritja e mëtejshme e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që përfaqësonin të pranishmit, në mënyrë që Qarku i Shkodrës të gjendej i përgatitur në lidhje me garantimin e rendit dhe qetësisë për zgjedhjet elektorale të 3 korrikut. Në kuadër të rritjes së nivelit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, u pa e arsyeshme që të “hidheshin në tavolinë të gjitha problemet e vëna re kohët e fundit, apo edhe më përpara qoftë nga kryebashkiakët, qoftë nga kryekomunarët, të cilat duhet të merrnin rrugën e zgjidhjes nëpërmjet bashkëpunimit reciprok. Lidhur me problemet që po paraqiten në këtë Qark, vetë kryetari Luka shprehu shqetësimin e tij në lidhje me fenomenin e vënë re kohët e fundit, atë të investimeve të bëra nga kandidatët për deputetë, investime këto që po bëhen në mënyrë private, pa marrë leje dhe pa u konsultuar me drejtuesit lokalë, gjë që shpie në shkeljen të ligjit nga vetë ata, që nesër do të jenë ligjvënës.
Ndërsa kryebashkiaku Haxhi i kërkoi përfaqësuesit të policisë rritjen e nivelit të shërbimit dhe të kontrollit të policisë rrugore në Shkodër, pasi kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve automobilistike, që kanë shpënë deri në humbjen e jetës së njerëzve. Gjithashtu, një problem i rëndësishëm në lidhje me zhvillimin e një fushate elektorale sa më normale ishte edhe zbatimi i rregullave nga partitë për vendzhvillimin e mitingjeve të tyre elektorale. Për zgjedhjen e vendeve dhe shesheve duhet të kërkohej nga ata vendimi i bashkisë apo i komunave. Probleme të rëndësishme që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhje ngritën edhe kryetarët e komunave, një pjesë e të cilëve, duke parë mungesën e punonjësve të policisë apo të postave të tyre në komunat që drejtonin, kërkuan një ndërhyrje të menjëhershme nga ana e Drejtorisë së Policisë për marrjen e masave dhe plotësimin e zonave të tyre me punonjësit e munguar të policisë, në mënyrë që t’i prisnin me qetësi dhe të garantonin qetësinë publike jo vetëm gjatë zgjedhjeve të ardhshme, por edhe në vazhdimësi.
Ndërsa një pjesë tjetër e kryekomunarëve shprehën shqetësimin se ekzistenca e një punonjësi policie në një zonë, që përfshin rreth 12 mijë banorë, është absurde dhe nuk krijon garanci të sigurisë publike, sidomos në këtë periudhë fushate, në një kohë kur vetëm në rrugën nacionale Shkodër–Koplik shihen të shërbejnë rreth 20 punonjës policie. Shtim të bluve u kërkua edhe në rrugën që të shpie në zonat turistike të Razmës dhe Thethit, pasi në këtë periudhë të sezonit turistik, duhet t’u garantohet qytetarëve shkuarja dhe qëndrimi pa probleme në këto zona.
Një vërëjtje për policinë doli gjatë diskutimeve, në lidhje me vënien re të punonjësve të policisë si pjesëmarrës fushatash në një kohë që kemi një depolitizim të tyre.