E Hënë, 2 Nëntor 2026

Peshkatari gjen trupin e Albertinos

25/05/2005  Tri ditë pas mbytjes, gjendet nxënësi i mbytur

VLORE – Gjendt trupi i pajetë i nxënësit tjetër që disa ditë më parë u mbyt së bashku me një shokun e ti, në plazhin e Zvërnecit. Ndërsa trupi i pajetë i Albertino Kapedanit, u gjet mëngjesin e djeshëm në afërsi të vendit ku u mbyt tri ditë më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, babai i fëmijës thotë se nuk do të ndjek asnjë proces kundër mesuesve.

Për atë është një tragjedi, fat i keq për familjen dhe të gjithë, por askush nuk dëshiron diçka të tillë.

Gjetja e trupit

Forca të posaçme të Ministrisë së Rendit Publik, në bashkëpunim me ato të misionit italian të Guardia di Finanza, arritën të lokalizojnë përmes kërkimeve nën ujë, trupin e 12-vjeçarit, rreth orës 07.45, por nuk kishin mundur të gjenin.

Në fillim ishte një peshkatar, që zbuloi trupin e dalë në det dhe njoftoi policinë. Kufoma e të voglit e dekompozuar pak gjatë qëndrimit prej tri ditësh në ujë, u dërgua në fshatin e banimit në Perondi të Kuçovës, për t’u përcjellë më pas në banesën e fundit.

Dy ditë më parë, ishte përcjellë në varrezat e Perondisë, edhe trupi i të mbyturit tjetër, Bernardo Kallmi, 12 vjeç, që u mbyt bashkë me Albertinon. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Luan Memushi, gjatë ceremonisë së varrimit të 12-vjeçarit Bernardo Kallmi, kishte deklaruar të dielën se do të shihet përgjegjësia për ngjarjen e rëndë.

Dje në mëngjes, me urdhër të Drejtorisë Arsimore të Qarkut të Beratit, u pezulluan nga puna si arsimtare në shkollën “Llazar Kule” të Perondisë së Kuçovës, Sonila Putro dhe Flora Koxhaj. Këto të fundit, deklaruan se ishin të çuditura nga urdhri dhe shtuan se nuk besonin të ishin ato, shkaktare të një tragjedie që erdhi në mënyrë aksidentale.

Ceremonia e varrimit

Po dje i gjithë fshati i Perondisë si dhe krerë të pushtetit vendor, nxënësit e shkollës kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 12-vjeçarit. Një tragjedi e egër për dy familjet, por edhe për gjithë fshatin, i cili prej tri ditësh është kthyer në zi.

Babai i 12-vjeçarit, Ferdinanti, tha për gazetën se “nuk kam punë me mësuesen e djalit, ajo nuk donte që të bëhej tragedia apo të mbyteshin dy fëmijët, ky qe fati jonë, unë vetë nuk kam për ta ndjekur këtë punë, pasi askush nuk do që të ndodh kjo tragjedi”. Ngjarja, për të cilën dje familja dhe banorët e fshatit Perondi i dhanë lamtumirën e fundit 12-vjeçarit tjetër, i cili edhe pse u mbyt së bashku me bashkëmoshatarin tjetër Benardo Kapedani u gjet 4 ditë më pas, ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10.30 të paradites. Dy fëmijët, nxënës të klasës 5, të shkollës 9-vjeçare Perondi kanë shkuar në ekskursion së bashku me mësuesen dhe shokët e tyre në Zvërnec të Vlorës. Por, sapo kanë mbërritur në bregun e detit, pa kaluar as një orë, dy fëmijët janë ndarë nga shokët. Aksidentalisht njeri nga djemtë rrezohet nga shkëmbi në det, kurse shoku tjetër i vihet nga pas për ta shpëtuar. Ky ishte fati i keq për dy të vegjlit, të cilët u përpinë nga dallga.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›