Aksident me makinë, vdesin tre shqiptarë
ITALI/ Tre emigrantë shqiptarë mbetën të vdekur gjatë ditës së djeshme pas një aksidenti automobilistik në zonën e Folinjos në rajonin e Peruxhias. Automjeti me të cilën udhëtonin emigrantët shqiptarë doli nga rruga duke rënë në një kanal. Agustin Marjol Koni 18 vjeç, Pjetri 22 vjeç, dhe Sadik Kurti 44 vjeç, ndërruan jetë për shkak të plagëve të rënda të marra në aksident pas daljes nga rruga të mjetit të tyre. Në momentin e aksidentit autovetura me të cilën udhëtonin të dëmtuarit drejtohej nga Marjol Koni, i cili mbeti i vdekur në vend bashkë me Agustin Pjetrin. Pasagjeri tjetër, Sadik Kurti, sipas burimeve së cilave i referohen mediat italiane, është nisur menjëherë drejt spitalit të Peruxhias por nuk ka mundur të mbijetojë, për shkak të plagëve të rënda të marra në aksident. Autoritetet italiane të Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarjes për të nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit të rëndë, me pasojë vdekjen e tre emigrantëve shqiptarë.