Tentoi t’i grabiste çantën, i hedh acid të resë
Një 21-vjeçare është djegur me acid nga një person, i cili ka tentuar t’i grabisë asaj çantën. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet. Sipas burimeve nga policia, 21-vjeçarja Erka V. ishte duke ecur në rrugë, kur asaj i është afruar një person. Ai ka tentuar t’i rrëmbejë çantë, por ka hasur në rezistencën e të resë. Më pas, grabitësi ka nxjerrë një shishe dhe i ka hedhur asaj një lëndë, që i ka shkaktuar dëmtime të resë në fytyrë dhe në qafë. Ajo ka shkuar në spital, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje dhe po punon për identifikimin dhe ndalimin e autorit.