E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident me një të vdekur dhe dy të plagosur

Durrës, 3 shkurt NOA Një person ka gjetur
vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident që ndodhi në orët e natës
duke gdhirë dita e sotme, kurse autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar në
flagrancë, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ndodhi në rrugën automobilistike
Spitallë Shënavlash Durrës. Rejdi Furrxhi, 23 vjeçar lindur e banues në
lagjen Nr.16 Durrës, në kohën kur drejtonte automjetin tip Audi me targa
BA368 CE, është përplasur me automjetin tip Ford Fiesta me targa B34641 të drejtuar
nga Gentian Bardhi, 29 vjeç, banues në Shënavlash Durrës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen Gentian
Bardhi ndërsa Rejdi Furrxhi dhe pasagjeri i tij S.M., ndodhen të shtruar në
spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se u kryen veprimet e para
hetimore dhe materialet për veprën penale të shkeljes së rregullave të
qarkullimit rrugor iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

a.a/e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›