E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në rrugën e Vlorës

Fier

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën nacionale Fier-Vlorë. Viktima është identifikuar rreth 9 orë pas aksidentit, ndërkohë që edhe autori është vënë në pranga. Aksidenti ndodhi në orën 01:00 në aksin kombëtar rrugor Fier-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Stacioni i trenit”, në afërsi të Levanit, zonë kjo rreth 6 km larg Fierit. Burimet zyrtare të policisë pohojnë se automjeti i tipit “Mercedez Benz” taksi, me targa FR738A, me drejtues Asqeri Mehmetaj, 45 vjeç, ka përplasur për vdekje Shyqiri Hilën, 50 vjeç, banues në fshatin Levan. Hila ka qenë kalimtar dhe punonte roje në një nga aktivitetet private përgjatë rrugës Fier-Vlorë. Pas aksidentit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas nëntë orësh kërkime është bërë i mundur identifikimi dhe prangosja e tij.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›