E Diel, 1 Nëntor 2026

Hysi: Faturat e ujit janë shumëfishuar

Shumëfishimi i çmimeve të faturave të ujit të pijshëm ka qenë në qendër të takimit që deputetja Vasilika Hysi ka organizuar spontanisht me qytetarë të njësisë një të Tiranës. Ashtu sikurse gjatë këtyre kohëve të fundit shqetësimet për çmimet e faturave të energjisë dhe ujit janë bërë pjesë e debatit publik për shkak të abuzimit flagrant që entet e licencuara po aplikojnë në kurriz të qytetarëve. Kështu, kronika e djeshme e takimeve të Hysit ka evidentuar se edhe lidhur me çmimin e ujit të pijshëm, faturimi tejkalon në mënyrë abuzive rritjen e vendosur nga qeveria, duke kaluar nga dyfishimi në 10-fishim. Kështu, zyra e shtypit e PS ka përcjellë fakte konkrete që japin mundësi krahasimi; kështu për vitin 2009 faturat kanë luhatur nga 240 lekë në 430 lekë për të thyer me 2010 rekorde si deri në 3200 lekësh. Hysi e ka cilësuar këtë kapërcim si një grabitje të përmasave masive. “Këtu ka një ndarje që do të thosha është mashtruese. është një ndarje anormale, ku thuhet uji i pijshëm dhe uji i përdorur...”, tha ajo. Sipas saj mjafton edhe identifikimi i këtij problemi që prek të gjithë qytetarët në ekonominë e tyre për të kuptuar qeverinë aktuale dhe për të protestuar për largimin e saj.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›