Aksident me vdekje, ngriti gomën e parë

21/05/2005 30-vjeçari Neritan Ismaili humbi ekuilibrin me motorin e tij 1100 kubik te ish-Blloku
TIRANË- Djaloshit 30-vjeçar, mungesa e skafantos në kokë kur i jepte motorit, i ka kushtuar jetën. Burime të Qarkullimit Rrugor thanë dje për gazetën se, Neritan Ismaili, 30 vjeç, ka humbur jetën teksa bënte disa manovra me gomën e parë ngritur të motorit të tij 1100 kubik. Një makinë i ka ardhur anash dhe çekuilibrimi i mjetit i ka sjellë 30-vjeçarit rënien e menjëhershme nga prapa. Burime të morgut të Tiranës thanë se pjesa e prapme e kafkës ishte tepër e deformuar, ç’ka për mjekët ka sjellë tashmë përfundimin se Ismaili ka vdekur në vend, pa pasur mundësi të tjera shpëtimi. Trupi i tij i pajetë, pasi është ekzaminuar në morg, u dërgua pranë familjes së tij, në rrugën "4 Dëshmorët", te "Shallvaret", ku sot ai do të përcillet për në banesën e tij të fundit.
Ngjarja
Burime të Qarkullimit Rrugor në Policinë e Tiranës, bënë të ditur për gazetën se ngjarja ka ndodhur duke u gdhirë mëngjesi i djeshëm, në ish-Bllok, kur djaloshi ishte duke i dhënë motorit të tij me shpejtësi normale. Mirëpo ka mjaftuar vetëm një moment i vogël shpërqendrimi, kur pranë i kaloi një makinë dhe i tërhoqi vëmendjen. Ismaili është përpjekur të mos i afrohej makinës dhe ka bërë një lëvizje të trupit, ndërsa motori ka rënë nga ana tjetër. Aty u krijua një gjendje tepër e vështirë dhe të gjithë kalimtërët e asaj ore të vonë janë mbledhur për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit. Mirëpo nuk kishte nevojë për veprime të mëtejshme, pasi 30-vjeçari kishte ndërruar jetë që në momentin e parë, ku u përplas me asfaltin, pasi u dëmtua pjesa e prapme e kafkës.
Masat mbrojtëse
Sipas burimeve të Qarkulliit Rrugor, ecja në rrugë pa skafanto e drejtuesve të motorave ka përbërë gjithnjë një problem të madh për këta efektivë dhe shumica e aksidenteve janë shkaktuar pikërisht nga mungesa e masava mbrojtëse. Edhe në rastin konkret, sipas burimeve të policisë, i riu nuk mbante në kokë skafanton e detyrueshme. Sipas tyre, por edhe sipas mendimit të mjekëve, nëse ai do të mbante në kokë mjetin mbrojtës, do të parandalohej humbja e jetës.
Përplasje me motora në Tiranë
Aksidentet me motora kanë marrë jetën e disa të rinjve, banorë të kryeqytetit shqiptar. Vetëm një muaj më parë, në qendër të Tiranës, një çift është përplasur me një nga shtyllat, ku u aksidentua rëndë. Në Shkozë, një i moshuar, 60 vjeç, gjen vdekjen pasi u përplas me një makinë tjetër. Para Gjykatës së Tiranës, një muaj më parë, një djalë 20 vjeç aksidenton me vdekje në trotuar një shtetas. Ndërsa në Tiranën e Re, një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur dy muaj më parë, ku humbi jetën një i ri 30 vjeç.