Kuvendi mbyll punimet për legjislaturën e 16
21/05/2005 Miratohen 600 ligje dhe 190 vendime
Kryetari i Kuvendit ka deklaruar dje përfundimin e legjislaturës së 16-të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa në sallë me zor janë mbledhur 71 deputetë. Në fjalën e mbylljes Kryetari Servet Pëllumbi tha se nuk kanë munguar debatet politike, herë-herë të ashpra, por edhe qëndrimet konstruktive, profesionale dhe të përgjegjshme mes forcave politike. Pozitiv për të ishte fakti se "vendimet e rëndësishme janë marrë me konsensusin e partive politike parlamentare. Zgjedhja e Presidentit të Republikës; reforma zgjedhore; miratimi i ligjeve dhe i rezolutave për integrimin në BE; vendimet për luftën kundër terrorizmit dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në koalicionet ndërkombëtare etj., kanë qenë shembuj të bashkëpunimit midis grupeve parlamentare, pavarësisht nga orientimi i tyre politik", tha Pëllumbi. Ai shtoi se në katër vjet janë miratuar rreth 600 ligje dhe 190 vendime të miratuara;100 interpelanca dhe debate; 180 seanca pyetjesh. Po dje, Pëllumbi ka sqaruar se nuk ka pasur manipulim në votimin për transmetimin televiziv në sistemin dixhital. Sipas tij, një ligj miratohet kur merr 50 + 1 të votave, ndërsa për Dixhitalbin nuk i arrit një shifër e tillë. Për Pëllumbin, në sallë ishin 79 deputetë nga të cilët 38 ishin pro. Ndaj ai ka deklaruar se projektigji nuk është miratuar.