E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Benzi” përplas për vdekje një 40-vjeçar

21/05/2005  TIRANË- Një 40-vjeçar plagoset rëndë, pasi është përplasur nga një mjet i tipit “Benz”. Ngjarja, sipas burimeve të Qarkullimit Rrugor, ka ndodhur në orët e mesditës së djeshme, kur një person rreth 40 vjeç është aksidentuar rëndë pranë "Urës së Tabakëve", në bulevardin “Zhan Dark” në Tiranë. Policia në vendngjarje tha se automjeti tip “Benz” me targa TR 0672 E, i drejtuar nga 18-vjeçari Gerint Hysi, ka aksidentuar rëndë një shtetas, emri i të cilit nuk u bë i ditur. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit. Viktima u dërgua menjëherë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kur pritet të merret masa e arrestit. Sakaq, policia do të saktësojë përfundimisht edhe shkakun e plotë të këtij aksidenti të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›