Toska: Policia të angahohet në luftën kundër terrorizmit
21/05/2005 Ministri i Rendit Igli Toska ka deklaruar se fakti që Shqipëria nuk është goditur asnjëherë nga sulmet terroriste nuk do të thotë që kjo nuk mund të ndodhë në të ardhmen. Toska ka kërkuar nga strukturat e policisë që të angazhohen më shumë në luftën antiterror. Per rreth 2 javë 15 oficerë të polcisë janë trajnuar nëpërmjet programit të ndihmës kundr terrorizmit, mbështetur nga qeveria e shteteve të bashkuara. Në shpërndarjen e certifikatve të oficerëve të trainuar, ka marrë pjesë ambasdoria e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Marsi Ris e cila e ka vlerësuar këtë trainim tepër të rëndësishme për strukturat e policisë së shtetit. Në një raport të Departamentit të Shtetit të SHBA, publikuar pak kohë më parë vlerësohej roli i Shipërisë, në luftën kundër terrorizmit në vitet e fundit.