E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tubim paqësor dhe stimuli i grevës së urisë

21/02/2010 “Dhjetori 90” përkujton protestat

Grupimi “DHJETOR ‘90” do të organizojë nesër ceremoni të posaçme në nder të ditës së shembjes së komunizmit. Ceremonia do të nisë në sheshin “Demokracia” i ndodhur në Qytetin Studenti nga ku nisën dhe ngulmuan protestat që sollën rrëzimin e sistemit komunist. Ndërkohë në nder të aktivistëve në atë kohë do të organizohet një pritje e posaçme. Në të do të jenë pjesëmarrës ish-studentë, pedagogë pjesëmarrës në grevën e urisë, si edhe të ftuar që kanë dhënë kontribut në krijimin e sistemit demokratik në Shqipëri. Ndërsa për të dhënë një pasqyrë më të mirë të kësaj ceremonie organizatorët kanë vendosur një marrshim simbolik drejt Kino-Klubit vendi ku u mbajt greva e urisë. Për të kujtuar ngujimin e studentëve, do të realizohet një grevë simbolike, ku do të jetë vendosur flamuri kombëtar.

I gjithë programi do të tentojë të ndjekë atë rrugëtim që mbajtën studentët dhe intelektualët e vitit 1991, nga ku u mbështet gjithë populli shqiptar në rrëzimin e komunizmit, si dhe të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Veç kësaj dhe prej Ministrisë së Kulturës pritet të organizohen ceremoni të tjera përkujtimore në nderim të studentëve 1990.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›