Siti siguron një opsion për Mesin?
Sipas "Sunday People", Mançester Siti vazhdon të kërkojë me ngulm shërbimet e yllit të Barcelonës, Lionel Mesi. Blerja e 22-vjeçarit në këtë sezon duket pothuajse e pamundur, edhe sepse lojtari nuk dëshiron të largohet nga "Kamp Nou". Megjithatë, drejtuesit e "Sitizëns" kanë zhvilluar bisedime me babain-menaxher dhe me klubin katalan, për të siguruar një opsion për blerjen e argjentinasit, në rast se ai do të jetë në merkato. Lajmi nuk konfirmohet nga asnjëra prej palëve të përfshira, por mendohet se është gjetur edhe akordi për këtë operacion në merkato: shifra e transferimit është 100 milionë euro.
Akordi
Akordi