Aksident në Bistricë, një i vdekur, 2 të plagosur
SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes mbi urën e Bistricës, në hyrje të fshatit Mesopotam. Autoveturame targa greke YN 13 63 , e drejtuar nga 51 -vjeçari Lefter Selo dhe me pasagjerë gruan e tij, Athina Selo dhe të moshuarin 72 -vjecar, Jorgo Culliri është përplasur ne hyrje të urësme betonieren me targa TR 5866, e drejtuar nga shoferiIlia Minguli. Ende nuk dihen hollësi për shkaqet e përplasjes, e cila ka rezultuar fatale përpasagjerin e autoveturës,të moshuarinJorgo Culluri, i cili ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa shoferi Lefter Selo dhe gruaja e tij, Athinaja, janë transportuar në gjendje të rëndë për në spitalin e Janinës. Sipas burimeve policore, Selo është ende në gjendje kritike për jetën , ndërsa e shoqja, Athinaja, është jashtë rrezikut për jetën. Për shoferin e betonieres, IliaMunguli, organet e hetimit kanë vendosur masën e ndalimit, duke e çuar në mjediset e komisariatit të Delvinës.