Aksident në Fushë Krujë, vdes 50 vjecari
Aksident automobilistik në Fushë Mamurras. Një 50 vjecar i cili po kthehej nga puna si roje nate është aksidentuar për vdekje sot në mëngjes. Motorcikleta e tij u përplas me një kamioncinë. Viktima gjeti vdekjen rrugës për në spital.
FUSHE- KRUJE- Një 50 vjecar humbi jetën sot në mëngjes në një aksident rrugor në aksin nacional Fushë- Krujë- Lezhë. Viktima Mark Koka po udhëtonte me një motorcikletë kur është përplasur nga një kamioncinë pranë Fushë Mamurrasit. 50 vjecari ndërroi jetë rrugës për në spital. Aksidenti ndodhi rreth orës 08. 00 të mëngjesit të sotëm, kur Mark Koka, i cili punonte si roje nate po kthehej për në shtëpi. Motorcikleta e tij është përplasur nga kamionçina e drejtuar nga Cun Doci.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së qarkullimit dhe ekspertë të cilët po kryejnë veprimet e para ekspertizës autoteknike.
(s.g/BalkanWeb)