E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Golem, vdesin 3 persona, plagosen 4

01/06/2005  TIRANË- Vdesin 3 persona e plagosen katër të tjerë në një aksident të rëndë rrugor. Burime të qarkullimit rrugor thanë se një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Golem, në rrethin e Kavajës. Tre të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i përplasjes së një makine tip “Benz” me targë FR 8828 C me një kamion të Durrësit me targë DR 2664 D. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e vdekur 65-vjeçarja Faike Greku, një person ende i paidentifikuar si dhe Nezir Greku, i cili vdiq menjëherë pas mbërritjes së tij në spital. Ndërkaq janë plagosur rëndë Pëllumb, Pandi, e Ilir Greku si dhe drejtuesi i kamionit, Telhat Osmani. Të plagosurit u shoqëruan menjëherë për në spitalin e Durrësit. Shkaku i këtij aksidenti të rëndë, sipas ekspertëve, mendohet të jetë pakujdesia, ndërsa po kryhen hetime të tjera në vendngjarje. Të plagosurit janë duke u kuruar në spital, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është tepër e rënduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›