E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbetet në fuqi vendimi për vrasësin me pagesë

01/06/2005  TIRANË – Muhamet Bekolli, i cilësuar si vrasës me pagesë, përfundimisht do të vuaj dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë për Krime të Rënda me 15 vite heqje lirie. Këtë vendim e la dje në fuqi Apeli për Krime të Rënda, pas kërkesës së bërë nga avokati mbrojtës, i cili pretendonte të merrte pafajësi. Prokurori i Apelit kërkoi për të pandehurin dënimin me 18 vite burg, aq sa kishte kërkuar Eugen Beçi në Shkallën e Parë. Ai që ka rënduar pozicionin e të pandehurit, është i dëmtuari Arjan Tresa. Muhamet Bekolli u deklarua fajtor, pasi në datën 11 shkurt 2004 tentoi të vrasë në hyrje të pallatit të tij shtetasin Arjan Tresa nga qyteti i Korçës. Nga provat e mbledhura në sallën e gjyqit, doli se vetë Bekolli nuk ka patur asnjë lloj konflikti me të dëmtuarin Tresa. Madje, ky i fundit ka deklaruar para gjykatës se e njeh si djalë lagje dhe gjatë gjithë jetës së vet, ashtu si dhe familja, nuk kanë patur kontradikta. Arjan Tresa u qëllua për vdekje në hyrje të pallatit të tij në Korçë, por për fat të mirë shpëtoi nga plumbat e silenciatorit. "Ky është një drogmen dhe vrasës me pagesë. E njoh shumë mirë njeriun që më qëlloi natën e 11 shkurtit, teksa po kthehesha nga puna. Me këtë person unë nuk kam patur kontradikta dhe as hasmëri, por e di se ai është paguar për të më vrarë". Kështu deklaroi para gjykatës Arjan Tresa. Ai fajësoi direkt të pandehurin Muhamed Bekolli. E quajti vrasës, por jo sepse kishte me të ndonjë hasmëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›