E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një 30-vjeçar ngacmon dy studente në Vorë

01/06/2005  TIRANË- Dy studente ngacmohen seksualisht nga dy të rinj në Vorë, e më pas policia përballet me ta. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites të së hënës, kur Indrit Maloku, 30 vjeç, lindur e banues në Vorë është përballur me uniformat blu. Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, të cilat thanë se më datë 30.05.2005, punonjësit e Komisariatit nr.2 kanë kryer arrestimin e shtetasit Indrit Maloku, 35 vjeç, lindur e banues në Vorë, i padënuar. Ky shtetas, sipas burimeve policore, në qendër të Vorës ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, të cilët ndërhynë për t’i këshilluar, pasi po ngacmonin dhe fyenin dy studente, të cilat po i kërkonin ndihmë patrullës së policisë, vepër e parashikuaur nga neni 236 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›