E Hënë, 2 Nëntor 2026

I merr dokumentet e makinës, kërkon para për t’i kthyer

01/06/2005  TIRANË- Pas vjedhjes së dokumenteve të furgonit, i kërkon pronarit të mjetit para për t’ia kthyer ato. Lajmërimi i policisë ka mundësuar arrestimin e gjobëvënësit me origjinë nga Skrapari. Sipas një njoftimi të zëdhënëses së policisë së Tiranës, më datë 30.05.2005, punonjësit e Komisariatit nr.2 kanë kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Albert Nurçellari, 26 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Laprakë të Tiranës. Ky shtetas në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, për të cilët po punohet për kapjen e tyre, kanë vjedhur në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, dokumentacionin e një mjeti tip furgon, në pronësi të një shtetasi. Burimet policore bëjnë të ditur se në këmbim të këtij dokumentacioni të vjedhur, shtetasi Albert Nurçellari i ka kërkuar pronarit të mjetit edhe një shumë prej 11000 lekësh, të cilat do t’i këmbenin te “Zogu i Zi”, ku menjëherë ai është kapur në flagrancë nga punonjësit e policisë. Në cilësinë e provës materiale, shtetasit iu bllokuan paratë dhe dokumentacioni i mjetit, vepër penale e parashikuar nga neni 134 dhe 25 të Kodit Penal.

M.Mullai

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›