Qeveria, 8 milionë euro për Pogradecin
01/06/2005 Ndërhyrje në Liqenin e Ohrit. Marrëveshje grant me qeverinë gjermane
Rreth dy milionë e 500 mijë euro në formë granti dhe 300 mijë euro për masa shoqëruese do të jepen nga qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë për projektin e mbrojtjes së mjedisit të Liqenit të Ohrit/ komponenti i kanalizimeve të ujrave të zeza. Marrëveshja kaloi dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe i vjen në ndihmë pastrimit të Liqenit të Ohrit në zonën e Pogradecit. Kjo marrëveshje i jep mundësi qeverisë shqiptare që të marrë nga KFE një fond hua prej 2.5 milionë eurosh dhe një fond grant prej 0.3 milionë eurosh.
Po dje, një tjetër projekt që ka të bëjë me Liqenin e Ohrit u firmos nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë gjermane. Angazhimi ka të bëjë me komponentin Ujë të pijshëm në këtë zonë. Fondi hua që do të jepet për këtë projekt kap shumën e 4 milionë e 900 mijë eurove dhe bazohet tek marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive që në vitin 1997. Ndërkohë, përveç projekteve për ujin e pijshëm dhe kanalizimet, qeveria dje mori një vendim për ndërhyrjen edhe në aksin rrugor në hyrje dalje të Pogradecit. Rreth 28 milionë lekë do të investohen për këtë aks rrugor në përmirësimin dhe asfaltimin e tij. Fondi përballohet nga Ministria e Transportit dhe do të përdoret nga drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Sipas projektit parashikohen të kryhen punime rikonstruksioni të rrugës nacionale nga hyrja deri në dalje të qytetit të Pogradecit. Gjithashtu, duke parë gjendjen e keqe teknike projekti parashikon edhe ndërhyrje në trupin e rrugës, shtresave rrugore si dhe ndërtimin e bordurave, ndriçimin etj.