Aksident në Gracen, dy të plagosur rëndë
Përgjumja e drejtuesit për pak sa nuk e ka çuar në humnerë një veturë. Për pasojë, dy persona të plagosur rëndë në fshatin Gracen në rrugën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 12:30. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se një "Mercedes Benz", me targa TR7974L, ka dalë nga rruga rreth dy metra larg nga bazamenti i asfaltit, por për fat është përplasur me një pishë, para se të binte në një humnerë rreth 100 metra të thellë. Për pasojë, është plagosur rëndë 62-vjeçari Ramazan Zaçe dhe 45-vjeçarja Zonja Gjata. Policia rrugore tha se aksidenti ndodhi për shkak të përgjumjes së shoferit.