E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, betoniera shtyp një fëmijë dy vjeç

Një aksident automobilistik rrezikon seriozisht jetën e një vajze 2 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen "10 Korriku" të qytetit të Vlorës, ku një betoniere e tipit "Iveko", me targa VL9152 B, ka përplasur me gomën e pasme fëmijën 2 vjeçe me iniciale S.H. Vajza e vogël është çuar me urgjencë në spital, ku sipas mjekëve ndodhet ende në rrezik serioz për jetën. Ndërkohë mësohet se ndaj drejtuesit të mjetit të tonazhit të rëndë, 35-vjeçarit Pajtim Çela ka nisur hetimi në gjendje të lirë për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja të rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›