E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, grabitësi i tretë ka ikur me gjithë paratë

Dy autorët e arrestuar 12 orë pas grabitjes në lokalin ilegal të lojërave të fatit në Korçë kanë pranuar krimin e kryer. Por policia ende nuk ka gjetur paratë që janë grabitur nën presionin e armëve. Burime të Policisë së Korçës bënë të ditur se autorëve iu kanë rënë një pjesë e parave gjatë arratisë së tyre. Një shumë prej të paktën 2 milionë lekësh është gjetur nga policia në afërsi të vendit të ngjarjes, ndërkohë që të arrestuarve Gentian Kosta dhe Markel Busho nuk u është gjetur me vete asnjë qindarkë. Ata kanë thënë në polici se paratë i ka marrë me vete shoku i tyre, tashmë i shpallur në kërkim nga policia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›