E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrimi me "uljet e çmimit" në dyqane

Tabelat "Malli likuidohet", apo "70% ulje" të vendosura në dyert e dyqaneve "joshin" klientet për të blerë. Klientet ///joshen nga reklamat e bëra dhe ///ndërkohë sapo kalojnë pragun e dyqanit konstatojnë se gjithçka ishte vetëm një gënjeshtër. Mallrat me ulje çmimi mund t‘i gjesh në ndonjë kosh në cep të dyqanit, ku të orientojnë shitëset. "Ah, vetëm këto kemi me ulje, se na ka ardhur furnizimi i ri". Kjo është përgjigjja që merr më së shumti, kur tenton të paguash me gjysmën e çmimit, që ndodhet në etiketa. Në fillim të shtatorit, po t‘i ///bije një xhiro kryeqytetit tonë nuk gjeje asnjë dyqan në dyert e të cilit nuk ishin të ngjitura letrat që reklamonin uljet e mëdha të çmimeve. Gazetarët e "Fiks Fare" u paraqitën si blerës në shumë prej dyqaneve të Tiranës. Në çdo dyqan nuk gjetën uljen e çmimit që reklamohej në xhamat e dyerve. Aty ku shkruhej 70 për qind zbritje merrje përgjigjen pa turp të shitëseve se ulje kishin vetëm veshjet e verës, fustanet e reja kushtonin nga 5 000 deri në 7 000 lekë. Në cep të dyqaneve, në disa kosha gjen të vendosur disa rroba "demode" dhe aty ka ulje çmimi në 70 për qind, ose tabela që të tregojnë se kushtojnë nga 500 lekë. Madje në Tiranë ///gjen edhe dyqane, të cilat gjatë gjithë muajve të vitit ////gjen të njëjtat tabela "Malli likuidohet". Në mjaft raste të tjera shitësit nuk e zbatojnë ligjin, madje e shkelin atë pasi nuk vendosin çmimet në produkte. Produktet e reklamuara për shitje shpesh nuk shoqërohen me deklarim çmimi, kurse produktet industriale reklamojnë skonto që variojnë nga 20% deri në 70%, por malli nuk ka çmim, konsumatori nuk ka informacion se sa ka qenë çmimi i mëparshëm, sa është kjo skonto që bëhet. Kështu që shumë prej klienteve joshen vetëm nga reklamat e bëra dhe ndërkohë gjatë shitjes ka mashtrim, pasi shumica e dyqaneve nuk kanë bërë ulje. Pra, shkelin nenin nr. 14 të ligjit 9135 dt. 11/09/2003 "Për mbrojtjen e konsumatorëve", i cili parashikon që shitësit duhet të vendosin çmimet mbi çdo produkt. Investigimi i gazetarëve të "Fiks Fare" u shtri edhe në qytetet e vendeve fqinje siç është Italia. Në qendra të mëdha tregtare, edhe pse nuk është sezon, kur ka ulje masive çmimesh gjen oferta. Në çdo rast kur reklamohet tabela "Sconto 50%", çdo artikull e blen me ulje çmimi. Madje, kur ka skonto, dyqanet të reklamojnë edhe sa ka qenë ulja, duke u bërë të ditur konsumatorëve se sa është fitimi nga ulja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›