E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi, lirohet babai i fëmijës së masakruar

Gjykata e Dibrës ka ndryshuar masën e sigurisë për Ylli Çengën, i cili akuzohet për kanosje. Ai akuzohej se dy muaj më parë ka kërcënuar me vrasje dajën e Shpëtim Zizës, autorit të vrasjes në rrethana monstruoze të djalit të tij 10-vjeçar, Bekimit. Nga burime pranë Prokurorisë së Rrethit Dibër bëhet e ditur se shkak i lirimit në sallën e gjyqit të Ylli Çengës është bërë mosgrumbullimi i fakteve që do të vërtetonin akuzën ndaj tij. Lënia e lirë e Yllit përkon me njëvjetorin e vdekjes së djalit të tij, i cili u rrëmbye dhe më pas u masakrua nga 19-vjeçari Shpëtim Ziza. Ai është dënuar nga Gjykata e Dibrës me burgim të përjetshëm.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›