Ardhja e festivalit me sirena anijesh
27/04/2005 Sinjalin e çeljes së Festivalit të parë ndërkombëtar të poezisë sonte në mbrëmje, në Durrës, do ta japin sirenat e anijes. Në mënyrë simbolike, të gjithë të ftuarit-poetë e muzikantë nga sheshi para Portit, do të kryejnë nisjen në ringjalljen e traditës së ecjes nëpër rrugën Egnatia. Rruga e zbukuruar me flamuj, banderole-Poeteka, flamuj me emblema kryesore të principatave, duke respektuar dhe gjithë sponsorët për këtë aktivitet.
Po me kaq elegancë është menduar hyrja e poetëve në festival. Kryetari i Bashkisë së qytetit të Durrësit do t’i thërrasë me emër të gjithë poetët, duke u dorëzuar atyre nga një rrotullzë letre, ku është shkruar: “Qyteti i Durrësit dhe qytetarët e tij kanë nderin dhe kënaqësinë t’i ofrojë mikpritje, sot dhe kurdoherë, poetit Edoardo Sanguinetit. Një aktor i veshur me veshje antike-tunikë ofron pergamenën”. Kjo është shenja e parë e prezantimit të një prej personaliteteve më në zë të Italisë. Pas kësaj, poetët, të shoqëruar nga Muzat dhe nën shpurën e katër aktorëve me lira në duar, do të marrin rrugën tregtare apo drejt murit bizantin.
Në qytetin e Durrësit, në mënyrë ca romantike, më 27 prill-2 maj, poetë e shkrimtarë nga Shqipëria do të thyejnë mitet, për të vendosur përballë poezisë, publikun. Ndërsa për herë të parë me auditorin shqiptar, për këtë vit, do të jenë poetë të ftuar edhe nga Portugalia dhe Kroacia.
Festivali është menduar në pesë ditë, e ndarë në formate solos, recitale të poetëve të një kulture; p.sh., Shqipëria do të përfaqësohet me Martin Camajn, në një seancë spiritizëm dhe me poezinë e improvizuar orale të Himarës, do të vijnë këngëtare që do të bëjnë improvizimin poetik. Portugalia ka një ditë më vete, me një solo, muzikë dhe shprehje e traditave, çfarë është ky vend në traditë, e njëjta gjë do të jetë dhe për vendin tjetër pjesëmarrës, Kroacinë. Përveç këtyre, janë dhe recitimet në panel, ku poetët do të recitojnë përballë publikut ose njëri-tjetrit, krijimtarinë e tyre në dy gjuhë. Një ditë e veçantë, ose një seancë e veçantë, i takon veprimtarisë “Tingulli i tetë”, ku do të recitohet vetëm poezi në dialekt. Një veprimtari tjetër është brenda Torres, me drita të fikura dhe me qirinj, që titullohet “Anonimus”, ku poetët do të lexojnë poezitë e njëri-tjetrit, pa e ditur se të cilit janë, që do të shoqërohen me nga një çmim.
Dita tjetër do të jetë dita e epigramit, njerëzit që do të vijnë aty do të bëjnë një lëvdatë për qytetin, që sërish do të shoqërohet me një çmim.
Tryeza e ngrënies është ndoshta gjetja më ideale për të parë shijet e poetëve. Ideatori i Poetekës, Arjan Leka, ka përzgjedhur specialitetet e sofrës së poetëve të shoqëruar me verën “Merlot”, prodhim i kantinës “Gj.Kastriot Skënderbeu”, Durrës. Tryeza e detit i takon sofrës së Dante Aligherit dhe Petro Markos; sofra e tokës propozon shijet e shkrimtarit Lasgush Poradeci të shoqëruar me pijen me somelier. Ndërsa galeria “Jozef”, përveç leximeve poetike nën ritme të muzikës, do të presë dhe syrin poetik, si koment poetik mbi një vepër pikture, ku në epiqendër do të jetë piktorja Natasha Bega. Departamenti i Kulturës pranë bashkisë ka deklaruar se për të kurorëzuar me sukses këtë aktivitet, krahas institucionit të bashkisë janë përkushtuar edhe aktorë, poetë, piktorë dhe intelektualë të qytetit.