Aksident në Laç, përplaset ambulanca, humb jetën foshnja 2 muajsh
Vogëlushi i sëmurë po transportohej drejt spitalit të Tiranës. Në një tjetër aksident në Kavajë humbi jetën 45-vjeçari
Laç - Një fëmijë dy muajsh i sëmurë, që po transportohej me autoambulancë nga Dibra në drejtim të Tiranës, ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes së ambulancës që e transportonte me dy mjete të tjera. Vogëlushi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja
Aksident i trefishtë ka ndodhur mesditen e djeshme në autostradën “Fushë-Krujë – Laç”. Burime nga policia thanë se aksidenti i ambulancës që e transportonte fëmijën e sëmurë drejt spitalit të Tiranës me dy autovetura ka rezultuar fatal për foshnjën, i cili ka humbur menjëherë jetën. Vogëlushi 2 muajsh, me iniciale S. T., ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po mbahej me oksigjen, ndërsa mjeti ambulancë udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, për t’i shpëtuar jetën. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e ambulancës, 45-vjeçarin Guri Lala, si dhe drejtuesin e mjetit “Opel” me targa të Lezhës, 34-vjeçarin Dritan Mekrisvani. Ndërkaq, drejtuesi i mjetit të tretë të përfshirë në këtë aksident është dërguar në Spitalin e Lezhës. Ky është identifikuar si Sokol Ndreka, 32 vjeç, dhe sipas policisë, teksa drejtonte mjetin tip “Benz”, është përplasur me dy mjetet e tjera dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë. Mësohet se për shkak të aksidentit, qarkullimi është paralizuar për rreth 30 minuta, deri në heqjen e mjeteve nga rruga.
Golem
Një tjetër aksident tragjik i ka marrë jetën një 45-vjeçari dje në rrugën pranë Plepave në plazhin e Golemit, Kavajë. Burime në vendngjarje thanë për gazetën “Albania” se viktima është Selman Mici, 45 vjeç, lindur e banues në Kavajë. Është plagosur dhe Qerim Elezi, 30 vjeç, nga i njëjti vendbanim. Ngjarja ndodhi dje, kur Mici, duke drejtuar një makinë veturë të markës “Benz”, u përplas me furgonin që drejtohej nga Elezi, duke shkaktuar aksidentin. Policia tha se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit tip veturë në rrugën plot vështirësi qarkullimi për shkak të punimeve që po kryhen atje.
17 Shkurt 2009