E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lezhë- Lac , vdes në vend 45 vjecari

45- vjetari ishte nisur drejt një lokali, përtej rrugës ku do të shikonte me miqtë e tij finalen e Champion League. Policia është vënë në kërkim të drejtuesit të automjetit që përplasi viktimën. 

LEZHE- Një 45 vjecar është përplasur për vdekje, mbrëmë, nga një makinë në autostradën Lezhë- Lac. Viktima Gjergj Lleshi, roje pranë një objekti privat ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga automjeti. 45- vjetari ishte nisur drejt një lokali, përtej rrugës ku do të shikonte me miqtë e tij finalen e Champion League. Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar menjëherë nga vendngjarja duke lënë 45-vjecarin të vdekur. Miqtë e 45 vjecarit të shqetësuar për mungesën e tij kanë dalë për ta kërkuar dhe e kanë gjetur të pajetë në autostradë. Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i mjetit që kreu aksidentin, ndërsa policia thotë se shkak mund të ketë qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte automjeti dhe pakujdesia e viktimës. (s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›