E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Qytetarët 3 mld lekë në ankandet e bonove

Ekspertët shpjegojnë se interesi i qytetarëve për të investuar në bono lidhet me sigurinë më të madhe që ofrojnë, vecanërisht në këtë periudhë të krizës botërore, pasi bëhet fjalë për letra me vlerë të qeverisë. 

TIRANE- Në raportin e politikës monetare për tremujorin e parë të këtij viti, institucioni mbikjëqyrës bankar evidneton se qytetarët kanë investuar në ankandet e bonove të thesarit 3 miliardë lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky investim ka plotësuar mungesën e bankave në këtë treg, duke siguruar për qeverinë fondet që i nevojiten. Ekspertët shpjegojnë se interesi i qytetarëve për të investuar në bono lidhet me sigurinë më të madhe që ofrojnë, vecanërisht në këtë periudhë të krizës botërore, pasi bëhet fjalë për letra me vlerë të qeverisë. Nga ana tjetër, interesat e bonove janë të leverdisshme se ato të depozitave. Sipas të dhënave të Bankës së Shqiëprisë, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, interesat e bonove me afat maturimi 1 vjecar kanë arritur në 9.1 për qind, interesat e bonove me maturim 6 mujor vlerësohen në 7.6 për qind dhe ato me afat maturimi 3 vjecar në nivelin e 6.3 për qind. (s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›