E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, probleme me kartat në 3 komuna

Probleme në procesin e aplikimit dhe të pajisjes me kartë identiteti në tre komuna të qarkut të Elbasanit. Vetëm 1000 banorë kanë aplikuar, ndërsa asnjë nuk është pajisur me kartë. 

ELBASAN- Në tre komuna të qarkut të Elbasanit procesi i aplikimit dhe pajisjes me karta identiteti po ecën me ritme tepër të ngadalta. Në komunën Stravaj, Kunj dhe Funarë me 8 500 banorë kanë aplikuar rreth 1000 mijë banorë, ndërsa asnjë nuk ka mundur të marrë kartën e identitetit.
Konkretisht në komunën Stravaj nga 3 mijë banorë kanë aplikuar 580. Në komunën Kunj nga 2200 banorë aplikuan vetëm 38 dhe në komunën Funarë nga 3200 banorë aplikuan vetëm 444. Sipas të dhënave aplikimi për karta identiteti në 3 komunat e sipërpërmendura ka nisur me vonesa, cka ka sjellë dhe vonesë në prodhimin shpërndarjen e kartave. Ndërkaq edhe në komunën Tregan procesi është bllokuar ditën e sotme, për shkaqe ende të panjoftuar. (s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›