E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Milot, 1 i vdekur e 3 e të plagosur

 Një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Rrëshen i ka marrë jetën një personi, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, njëri me targa italiane dhe tjetri me targa Laçi.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i automjetit me targa italiane, ndërsa janë plagosur tre pasagjerët ndodheshin në të, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ardhur si pasojë e lagështirës në rrugë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›