Hartë e re elektorale? (FORUM)
Bamir Topi dhe Aleanca Kuqezi do jenë një apo dy parti të ndryshme? Një parti e Bamir Topit do merrte vota djathtas apo majtas? A i duhet më LSI-ja, PD-së? A duhet të bashkëpunoj PS me LSI-në? Flasin analistët
FORUM Flasin Lutfi Dervishi, Eduard Zaloshnja, Bledar Prifti
Eduard Zaloshnja
2012 do jetë viti i zgjedhjes se presidentit te ri, por edhe pragu i nisjes se vitit te rendesishem elektoral 2013. Te dyja ngjarjet nuk jane pa lidhje njera me tjetren sepse, presidenti aktual ka deklaruar tashme projektin e tij politik dhe paralelisht kemi edhe nje levizje qe duket ne ekspansion te gjere si aleanca kuqezi, e cila gjithashtu mund te shnderrohet ne parti politike. Duke patur parasysh keto dy zhvillime por edhe te tjera qe mund te kondicionohen nga nje reforme e pritshme zgjedhore, por edhe nga rrethanat politike shume specifike te ketij mandati te dyte qeverises te Partise Demokratike dhe aleateve, mendoni se harta elektorale e Shqiperise do vazhdoje te jete e njejta?
Zaloshnja: Në qoftë se partitë e vogla në koalicionin qeverisës, të përkrahura në distancë nga PS-ja, do të ushtrojnë trysni të mjaftueshme ndaj Berishës për korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor aktual, harta elektorale mund të ndryshojë ndjeshëm. Në të, përveç ngjyrave të partive të sotme parlamentare, do të futen edhe ngjyra të tjera, ndërkohë që ngjyra e LSI-së do të ketë shpërndarje më të madhe. Por Berisha duket shumë i vendosur për të mos e ndryshuar sistemin zgjedhor. Dhe me këtë sistem zgjedhor, e duke patur parasysh historinë elektorale të dekadës së fundit, ndryshimet e hartës elektorale mund të jenë relativisht të vogla.
- Bamir Topi dhe Aleanca Kuqezi, mendoni se do jene nje parti apo dy parti te reja?
Zaloshnja: Në një intervistë dhënë gazetës “Lajm” të Maqedonisë, Kreshnik Spahiu ka deklaruar: “Presidenti Topi nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do jetë pjesë e Aleancës Kuqezi. Kryetarin do ta zgjedhim mes 1 milion anëtarëve dhe aktivistëve nga të gjitha trevat shqiptare”.
- Nje parti e mundshme e Bamir Topit, do merrte vota te majta apo te djathta?
Zaloshnja: Mendoj se shumica dërrmuese e votave që do të marrë partia e Topit do të jenë të atyre zgjedhësve që përndryshe nuk do të votonin për asnjërin nga koalicionet kryesore. Por sidoqoftë, ata do të jenë zgjedhës me orientim tradicional të djathtë.
- Ka një përshtypje të përhapur në publik se militantët e dy partive kryesore nuk ndikohen nga mirëqeverisja apo nga keqqeverisja dhe as nga fushatat elektorale respektive, por votojnë verbërisht liderin ose kundërvotojnë liderin e palës tjetër.. Ndërkohë që pjesa tjetër e elektoratit, ajo që quhet gri, po bëhet përherë e më mosbesuese te dy forcat kryesore politike.. E ndani dhe ju këtë perceptim?
Zaloshnja: Nga një studim që kam bërë rreth sjelljes elektorale të votuesve shqiptarë, më ka rezultuar se mesatarisht 20 mijë zgjedhës e kapërcejnë sinorin që ndan dy kampet e mëdha politike nga zgjedhja në zgjedhje. Dhe shpërndarja e tyre ka qenë pothuaj e barabartë mes kampeve. Ndërsa një studim i Blendi Çekës konkludonte se 74% e votuesve të rinj (18-19 vjeç) në Bashkinë e Tiranës kishin gjasa të ndiqnin preferencat politike të prindërve të tyre para zgjedhjeve të 2011-ës. Pjesa që nuk ndiqte prindërit, me gjasa të forta, ishte e ndarë në mënyrë pothuaj të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës (siç ishte i ndarë vetë elektorati tiranas).
- PD-së i duhet më LSI-ja?
Zaloshnja: Mandatet e LSI-së besoj se do të bëhen përsëri përcaktuese për formimin e qeverisë. Në qoftë se ajo nuk i bashkon ato me të PD-së, kjo e fundit do të mbetet në minorancë.
- PS duhet të bashkëpunojë me LSI-në?
Zaloshnja: Situata e PS-së në lidhje me LSI-në më kujton personazhin kryesor të romanit të mirënjohur amerikan “Catch-22″ (përkthimi i përafërt në shqip: Gracka-22), i cili vuante ngaqë të gjitha zgjidhjet që gjente për të shpëtuar nga një situatë e vështirë i rezultonin të këqija. Në qoftë se PS-ja bashkëpunon me LSI-në para zgjedhjeve, një pjesë e votuesve socialistë mund të bojkotojnë zgjedhjet, për shkak të imoralitetit që ata mund të shohin tek ky bashkëpunim. Dhe në këtë rast, përfitimi nga bashkimi i votave të PS-së me të LSI-së në një koalicion, do të zhvlerësohej nga mpakja e elektoratit socialist. Në qoftë se PS-ja pret për një bashkëpunim të mundshëm me LSI-në pas zgjedhjeve, ekziston rreziku që Berisha t’i ofrojë një “pazar” më të mirë LSI-së.
****************
Lutfi Dervishi
2012 do jet viti i zgjedhjes se presidentit te ri, por edhe pragu i nisjes se vitit te rendesishem elektoral 2013. Te dyja ngjarjet nuk jane pa lidhje njera me tjetren sepse, presidenti aktual ka deklaruar tashme projektin e tij politik dhe paralelisht kemi edhe nje levizje qe duket ne ekspansion te gjere si aleanca kuqezi, e cila gjithashtu mund te shnderrohet ne parti politike. Duke patur parasysh keto dy zhvilime por edhe te tjera qe mund te kondicionohen nga nje reforme e pritshme zgjedhore, por edhe nga rrethanat politike shume specifike te ketij mandati te dyte qeverises te Partise Demokratike dhe aleateve, mendoni se harta elektorale e Shqiperise do vazhdoje te jete e njejta?
- 2012 do të shënohet si viti ku do të kemi President të ri, drejtues të ri KLD-je dhe më pas futemi në fushatë për zgjedhjet e 2013. Do të rrjedhë shumë ujë deri në qershorin e 2013 dhe nga përvoja e zgjedhjeve të 2009 mësimi është se mjaftojnë 6 muaj për të përmbysur jo parashikimet e analistëve, por edhe sondazhet e kompanive të njohura ndërkombëtare. Në janar të 2009 PS kryesonte në sondazhe me 10 pikë dhe në foto finish doli para PD me aleatët. Pyetja juaj në një mënyrë i përgjigjet vetvetes. Harta elektorale do të ndryshojë dhe kjo jo vetëm sepse do të ketë aktorë të rinj në fushë. Nga përvoja, testi i parë elektoral është edhe më i suksesshmi (kujtojmë PDr në zgjedhjet e vitit 2001 apo LSI në 2005). Por testi i 2013 ka një specifikë. Dy partitë e mëdha PD dhe PS kanë interes të ruajnë proporcionalin rajonal. Nëse nuk ka ndryshim atëherë do të jetë më e vështirë për partitë e vogla apo edhe partitë e reja për të marrë atë që mund tu japë votuesi.
-
- Bamir Topi dhe Aleanca Kuqezi, mendoni se do të jenë një parti apo dy parti të reja?
- Një apo dy? Ata të dy, janë dy. AKZ është ende embrionale në kuptimin e formacionit politik, por do të jetë befasia në zgjedhjet e ardhshme.
- Nje parti e mundshme e Bamir Topit, do merrte vota te majta apo te djathta?
- Do të kërkojë vota te të rinjtë, dhe të pakënaqurit e (nga) PD dhe te votat personale të zotit Topi të themi në zonat tradicionale të së djathtës. Nuk gjej arsye që një i majtë mes PS, PSD-së, PDS-së apo qoftë LSI-së të votojë për partinë e mundshme të z. Topi.
- Ka një përshtypje të përhapur në publik se militantët e dy partive kryesore nuk ndikohen nga mirëqeverisja apo nga keqqeverisja dhe as nga fushatat elektorale respektive, por votojnë verbërisht liderin ose kundërvotojnë liderin e palës tjetër.. Ndërkohë që pjesa tjetër e elektoratit, ajo që quhet