E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, KFOR-i nuk lejon futjen e kamionëve mbi 3.5 tonë

 I ashtuquajturi kryetar i Zubin Potokut dhe komandanti i njësisë së KFOR-it në Zubin Potok nuk kanë mundur të merren vesh mbrëmë për heqjen e ndalesës së hyrjes në Kosovë të kamionëve me peshë mbi 3.5 tonë, për të cilën insistojnë strukturat paralele dhe kriminale në veri të Kosovës.

Sipas mediave serbe, KFOR-i ka bllokuar hyrjen e kamionëve nëpërmjet rrugës alternative në pikëkalimin në Bërnjak, kurse serbët pohojnë se kjo e kërcënon seriozisht furnizimin me artikuj më elementarë! Sipas përfaqësuesve jo legjitimë serbë, oficeri gjerman u ka thënë atyre se për këtë mbyllje të rrugëve alternative kanë urdhër nga komanda e tyre dhe se ai nuk ka autorizime për të pezulluar bllokadën.

“Ia kam përsëritur KFOR-it se ai duhet ti përmbahet mandatit dhe se nuk është mirë që KFOR-i të marrë rolin e doganierëve kosovarë”, tha njëri nga përfaqësuesit jo legjitimë serb, duke shtuar se kjo bllokadë e rrugëve alternative për kamionë me peshë mbi 3.5 tonë ka bërë që tashmë të ndjehet mungesa e artikujve të konsumit të gjerë në veri të Kosovës. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›