Aksident ne Milot

Drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur jetën për arsye ende të paqarta, por që paraprakisht mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit ato që kanë rrëzuar mjetin në një kanal në anë të rrugës. Aksidenti automobilistik ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Lezhë, pranë Milotit. Sipas informacionit të Policisë Rrugore, në orët e para të mëngjesit të së hënës, ka gjetur vdekjen shtetasi, Luigj Uldedaj 28 vjeç nga Shkodra, i cili po udhëtonte me një autoveturë tip “Benz” me targa SH 2685 E. Dëshmitarët pranë vendit të ngjarjes i thanë policisë, që makina ishte me shpejtësi kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në kanal. Uldedaj ishte duke udhëtuar i vetëm në drejtim të Shkodrës.