E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder vetevritet emigranti

Një emigrant i sapo kthyer nga Italia është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku ai banonte në lagjen “Vasil Shanto” në qytetin e Shkodrës. 
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por sipas policisë ka dyshime që 29 vjeçari Eljon Pepa i cili jetonte i vetëm në banesën e tij me qera, mund të jetë ndodhur në moment depresioni. 
Sipas disa të dhënave te deritanishme dyshohet se gjendja e emigrantit ka patur lidhje me të fejuarën e tij e cila e ishte larguar prej tij. Megjithatë policia po heton ngjarjen për ta zbardhur plotësisht atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›