Elbasan arrestohet autori i dyte i tragjedise

Policia e Elbasanit arrestoi Edmond Eshjan 32 vjeç me banim në fshatin Jagodinë pasi në bashkëpunim me vëllain Blerim Eshja 37 vjeç të arrestuar një natë më parë, akuzohen se vranë me thikë Pëllumb Belegun 56 vjeç nga Çerma e Lushnjës dhe Maringlen Dushkun 30 vjeç me banim në fshatin Jagodinë si dhe për plagosjen rëndë të vëllait të tij, Edmond Dushku i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin ushtarak në Tiranë.
Ngjarja ndodhi dje në orët e vona ta pasdites pas përfundimit të ceremonisë së dasmës në familjen Dushku. Gjatë dasmës ka pasur një grindje banale mes Blerim Eshjas, i afërm i familjes Dushku, me të ftuarin në dasmë Pëllumb Belegu. Pas përfundimit të dasmës vëllezërit Eshja kanë pritur në sheshin para lokalit Pëllumb Belegun ku janë përleshur fillimisht me grushta e shkelma e më pas Blerim Eshja e ka qëlluar atë disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen disa minuta më vonë për shkak të hemorragjisë. Për të shmangur grindjen kanë ndërhyrë vëllezërit Dushku. Por agresorët nuk kanë kursyer thikat edhe ndaj atyre. Maringlen Dushku 30 vjeç ndërroi jetë pas disa orëve në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
Ndaj vëllezërve Eshja është ngritur akuza e vrasjes së kryer në bashkëpunim.