Godelli me armë pa leje, gjykata lë 30 ditë në burg peshëngritësin
Tiranë- Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “30 ditë burg” për peshëngritesin Daniel Godelli i cili u kap pak ditë më parë me 2 pistoleta pa leje.
Togat e zeza të Elbasanit kanë vendosur që si pasojë e hetimit Godelli të qëndrojë në qeli për 30 ditë të tjera duke pranuar kështu edhe kërkesën e prokurorisë.
Nga ana tjetër pala mbrojtëse e Godellit ka kërkuar detyrim paraqitjeje për klientin e tij, e cila u rrëzua nga gjykata.
Daniel Godelli u arrestua pak ditë më parë për armëmbajtje pa leje në një operacion të forcave speciale RENEA. Godellit iu kapen dy pistoleta në automjetin e tij tip Audi me targa të huaja. Së bashku me Godellin policia ka arrestuar edhe një 16-vjeçar me iniciale A.M, i cili ishte nën shoqërinë e peshëngritësit.
Sipas policisë arrestimi është kryer mbrëmë në qytetin e Peqinit dhe rezulton se kjo sështe hera e parë që Godelli kapet me armë pa leje. Dy vjet më parë peshëngritësi u ndalua nga policia për armëmbajtje pa leje por drejtësia shqiptare sdha asnjë dënim ndaj tij. 20-vjeçari u shpall në vitin 2008 kampion Evropë në stilin e shkëputjes në Amiens të Francës.
/IDEA/