Viti i ri shkollor drejtues te larte te vendit mesazhe urimi

Janë të shumta urimet që vijnë për këtë fillim të ri të vitit shkollor nga krerë të lartë të Tiranës zyrtare. Kështu, në ditën e parë të shkollës, Kryeministri Berisha ka uruar të gjithë nxënësit e vendit për një fillim të mbarë të procesit mësimor, duke shprehur qëndrimin e tij se arsimi mbetet angazhimi kryesor i kësaj qeverie. I pranishëm në Lezhë, ku ka përcjellë këtë mesazh urimi në inaugurimin e shkollës 9-të vjeçare “Besëlidhja”, shefi i qeverisë theksoi se qeveria ka dëshmuar gjatë këtyre viteve përkushtimin e saj ndaj arsimit duke bërë të mundur ndërtimin e shkollave dhe rritjen e rrogave për mësuesit.
“Sot nisin garën e dijes 560 mijë nxënës në të gjithë vendin, prej të cilëve 36 mijë janë për herë të parë në bankat e shkollës. Shkolla është vatra e dytë më e ngrohtë pas familjes, dhe për këtë një mirënjohje shkon për të gjithë mësuesit. Kjo mazhorancë ka dëshmuar gjatë këtyre viteve përkushtimin e saj ndaj arsimit dhe fakt i kësaj janë ndërtimi apo rikonstruksioni i 12 shkollave vetëm në rrethin e Lezhës me vlerë 500 milionë lekë. Kemi shtrirë internetin në çdo shkollë dhe kemi mundësuar laboratore moderne. Mësuesit kanë marrë vlerësim maksimal, pasi në kohë rekord paga e tyre është rritur me 120 %”, vuri në dukje Berisha.
Sipas tij, Shqipëria ka arritur vendet e zhvilluara në arsim, pasi 91 për qind e nxënësve që përfundojnë shkollën 9-vjeçare vazhdojnë shkollën e mesme, dhe 71 për qind e atyre që përfundojnë arsimin e mesëm ndjekin arsimin e lartë. Ndërkohë që kreu i qeverisë theksoi dhe një tjetër risi të këtij viti shkollor që është pikërisht abetarja e parë mbarëkombëtare.
Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t'i uruar nisjen e vitit të ri shkollor nxënësve që për herë të parë ulen në bankat e shkollës. Rreth 5000 fëmijë të klasave të para do të gjejnë sot në bankat e tyre një dhuratë simbolike me mjetet mësimore nga kryetari i Bashkisë, shoqëruar kjo edhe me një kartolinë urimi. Gjithashtu, Basha ka uruar të gjithë nxënësit dhe ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat për rikonstruksionin lyerjen dhe pajisjen me mjete të domosdoshme të të gjitha shkollave të kryeqytetit.
“Ju uroj nga zemra, ju dhe prindërve tuaj, të keni një vit sa më të mbarë! Një urim të veçantë kam për të gjithë fëmijët që fillojnë klasën e parë në qytetin tonë dhe që janë plot 5305 fëmijë. Uroj të jetë sa më paharrueshme kjo ditë, e cila shënon fillimin e rrugës së bukur të dijes, për ta. Të njëjtin urim u përcjell edhe fëmijëve të tjerë të qytetit, nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme që fillojnë sot vitin e ri shkollor 2012-2013. Është një vit i veçantë, viti i Pavarësisë dhe krahas programit mësimor, këto institucione të qytetit tonë, shkollat 9-vjeçare, shkollat e mesme janë edhe parneret e Bashkisë, në realizimin e një sërë aktivitetesh, siç janë konkurset, olimpiadat, kampionatet sportive që do të jenë jo vetëm risia e këtij viti por pjesë e pandarë e përkushtimit të Bashkisë së Tiranës, për të mbushur në mënyrë sa më domethënëse dhe kuptimplotë kohën e lirë të fëmijëve të kryeqytetit, të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme”, u shpreh Basha. Njëkohësisht, kryebashkiaku garantoi se “Bashkia e Tiranës do të investojë fort në krijimin e ambienteve të reja sportive, ambiente të reja lojrash dhe një park surprizë për të gjithë fëmijët e kryeqytetit, i cili do të hapet para marsit të vitit të ardhshëm, në Kodrat e Liqenit”. Nuk ka munguar në këtë ditë të veçantë dhe urimi i Presidenti të Republikës, Bujar Nishani. “Kam kënaqësinë e veçantë si President i Republikës që me rastin e fillimit të vitit të ri arsimor 2012-2013 t’ju përshëndes e t’ju përcjell urimet më të përzemërta për këtë ditë, që shënon një fillim tjetër të ri në rrugëtimin e shoqërisë shqiptare drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur. Urimi im i parë shkon për ju nxënës, që për herë të parë sot do të uleni në bankat e shkollës për t’u njohur me mësuesen e parë, me bashkëmoshatarët tuaj dhe shokët e klasës. Në mënyrë të veçantë, ju përgëzoj dhe uroj ju nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, sepse jeni në vijim të formimit tuaj arsimor dhe tashmë keni të qartë idenë mbi ecurinë tuaj të mëtejshme në kërkim të dijes e të një profesioni të duhur e të përshtatshëm në të ardhmen. Sot është dita kur ju bëj thirrje të gjithë familjarëve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen sa më parë asaj”, shkruhej në mesazhin e Presidentit Nishani.